Këngëtarja e njour Adelina Ismaili tash e sa muaj është rikthyer me bashkëshortin e saj në Kosovë.
Ata do të jetojnë këtu edhe për disa vite të ardhshme së bashku me djalin e tyre të vogël, Uliksin.
Adelina këtë verë ka qenë mjaft aktive edhe në muzikë, duke sjell këngë të re, por edhe duke u paraqitur në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.
Së fundmi, këngëtarja e shquar si diva e muzikës shqiptare, ka marrë pjesë në inaugurimin e fillim-punimeve për projektin turistik “Borea”, projekt në të cilin janë të involvuar motra e saj, Zanfina, dhe bashkëshorti i saj, Val Krasniqi.
Ky i fundit, ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram një ‘selfie’, ku shfaqet bashkë me Adelinën.
E veshur me një fustan të kuq, këngëtarja dukej mjaft elegante dhe e freskët në krahët e Valit, i cili shkruante në mbishkrimin e fotografisë se më në fund e realizoi një fotografi me dashurinë e jetës së tij.
“Më në fund një ‘selfie’ me gruan time. Faleminderit për të gjithë mbështetjen e bukura ime”, ka shkruar Vali në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka arritur të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij.