Arjola Demiri tregon raportin që ka me ish bashkëshortin pas daljes në BBV

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Arjola Demiri ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”.

Përtej kësaj ajo ka folur edhe rreth ish bashkëshortit të saj, shkruan lajmi.net.

E pyetur rreth raportit të saj me ish bashkëshortin pas daljes së saj nga “Big Brother VIP”, ajo u përgjigj shumë thjeshtë.

Aktorja ka treguar se nuk ka asnjë kontakt me të, madje as nuk kanë folur pas daljes nga “Big Brother VIP”, thjesht është një marrëdhënie e ftohtë mes tyre, ndonëse ajo ka kërkuar që të kenë patur një raport miqësor prej fëmijëve.

“Jo fare, unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje. Unë nga kjo eksperiencë post divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha mes emocionesh aktorja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme