Beatrix tregon se a e shikon më BBV, habit me përgjigjen

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Beatrix Ramosaj ka folur në detaje për jetën brenda dhe jashtë BBV.

Në studion e “Fan Club” ajo ka treguar çdo përjetim nga kjo periudhë e jetës e cila ndikoi shumë tek Trixa.

Për fansat e saj ajo i është përgjigjur sot pyetjeve të shumta të bëra nga gazetarja Dojna Mema dhe opinionistja Iva Tiço.

Beatrix u pyet se a e shikon tani pas daljes Big Brother dhe përgjigjja e saj i habiti të gjithë.

“Jam shkëputur shumë, sepse gjerat qe kisha kërkuar shumë gjatë qëndrimit në shtëpi janë mami, Albani dhe Bella. Kur dola jashtë e pashë veten se nuk po arrija dot t’i shijoja, ishte gjëja që unë kisha dashur më shumë prandaj vendosa të shkëputem, sepse rrugëtimi im kishte mbaruar, pa diskutim se kur e shof e shof për Donaldin dhe për pjesën tjetër të banorëve, por shumë pak”, kështu u shpreh Trixa në Fan Club.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme