Donaldi i revoltuar me banorët: Më kanë hapur një gropë

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmja e djeshme ka kaluar me diskutime të bëra mes Donaldit, Monikës dhe Beniadës.

Ishte Monika ajo e cila kërkoi disa sqarime lidhur me përballjet që Donaldi ka zhvilluar me Arjolën dhe Einxhel.

Komunikimi do të ndalej edhe tek shënjestrimi që duket se shumica e banorëve kanë marrë kundrejt Donaldit.

‘’Unë e kam thënë edhe më përpara, këtu është bërë një koalicion por jo me njerëz, me hijena. Më duket sikur kanë marrë lopatën, kanë hapur një gropë dhe po më thonë ja ky është vendi yt’’,- tha Donaldi.

Nga ana tjetër edhe Beniada shtoi se në shtëpi duket se disa prej banorëve janë bërë aleatë për të sulmuar Donaldin.

Monika gjithashtu u përpoq ta këshillonte Donaldin duke i thënë të qëndrojnë larg debateve dhe konflikteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme