Pas reagimit të Borës, Donaldi provokon nga koncerti – ka një kërkesë

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme moderatorja e njohur Bora Zemani, i vendosi ‘kapakun’ shumë prej çështjeve që kishin të bënin me ish-të dashurin e saj, Donald Veshaj.

Por, që Donaldi ende po përpiqet të rikthehet me të në një mënyrë ose në një tjetër – duke përfshirë edhe publikun në këtë “mesele”.

Mbrëmjen e djeshme, ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania” ka qenë në një koncert në qytetin e Gjakovës me vëllain e tij Romeo Veshajn dhe shokun e ngushtë Elgit Dodën ku ka kënduar edhe këngën “Ku je”.

Kjo këngë është pjesë e triologjisë së dy çunave që janë shkruar nga Donaldi.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Donaldi pyeti publikun se kujt ia kishte dedikuar këngën.

Të gjithë thanë një zëri që kënga ishte për Borën. Aktori më pas kërkoi nga gjithë të pranishmit që t’i bënin tag moderatores.

Për ta shikuar videon nga koncerti, KLIKONI KËTU – VIDEO

Kujtojmë se Bora Zemani reagoi ditën e djeshme në “Instastory”, ku u shpreh se nuk ka asnjë duet apo klip që do të paraqesi me Donaldin. Jo vetëm kaq, ajo gjithashtu hedh poshtë çdo thashethem tjetër që ka dal për të dhe aktorin.

“Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte. Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime. Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat. Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj…”

Gjithsesi, Bora nuk e mohon që mund të ketë dedikime dhe falje, që janë bërë si publikisht ashtu edhe personalisht.

“…Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be publike. Por ndihem e detyruar te them fjalen time pasi shoh qe ka me shume genjeshtra sesa te verteta ndaj po e permbledh. Per momentin ka ASGJE! Tani te shohim perpara e te respektojme pak me shume nieri-tetrin! Shume dashuri per te gjithe ju!!”, përfundoi shkrimin moderatorja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme