Adem Bunguri laureat i çmimit “Dea Dardanicae”

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 12:00 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Muzeun e Kosovës është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë çmimet për laureatët që janë vlerësuar nga juria.

Çmimi për Veprimtari Jetësore “Dea Dardanicae” i është ndarë Adem Bungurit nga Shqipëria, për të cilin u tha se ka argumentuar me këmbëngulsi për lidhjen e botës dardane me atë ilire, raporton Ekonomia Online.

Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeqovi” i është ndarë postmortum Fatmir Pejës i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar, çmimi Vjetor për Vepër Shkencore “Zef Mirdita” i është ndarë pedagoges Floriana Jerliu, ndërsa çmimin Vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu” e ka marrë drejtori i Institutit të Historisë së Kosovës, Sabit Syla.

Ministri Kujtim Gashi tha se çmimet e sotme janë ndarë për të mbështetur punën e laureatëve për t’ua shtuar motivin për ta promovuar trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Kemi një juri profesionale e cila ka kryer punën e vet. Sot është kënaqësi e veçantë që po ndajmë këto çmime, që të mbështesim punën e tuaj dhe për të pasur motiv shtesë për të promovuar trashëgiminë tonë të çmuar kulturore. Besoj që juria ka vendosur drejtë për çmimet”.

Gashi tha se do të gjejnë rrugë për të ruajtur trashëgiminë kulturore.

“Çmimet e tilla jepen për të vlerësuar punën e juaj dhe jam mirënjohës për punën tuaj. Ministria do të gjejë rrugë të reja për të qenë me ju. Në vazhdimësi do të rrugëtojme bashkë për ta ruajtur trashëgiminë tonë të çmuar kulturore”.

Nuri Bexheti, në emër të jurisë, foli për laureatët të cilët i vlerësoi për punën dhe kontributin e tyre për trashëgiminë kulturore.

“Adem Bonguri është nga Shqipëria. Ai argumenton me këmbëngulsi për lidhjen e botës dardane me atë ilire. Postmortum ministria nderon Fatmir Pejën me çmimin Vjetor për Merita të Veçanta ‘Shtjefën Gjeqovi’. Ai vjen nga shkolla e Zarës, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Cmimi vjetor për vepër shkencore ‘Zef Miridita’ shkon për pedagogen Floriana Jerliu”, ka thënë Bexheti

“Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu” shkon drejtorin e Institutit të Historisë së Kosovës, Sabit Syla. Instituti ka bërë hapa të mëdha. Një nga punët kolosale është projekti ‘Historia e Kosovës’, ka thënë tutje ai.

Fituesi i çmimit për Veprimtari Jetësore Adem Bunguri nga Shqipëria tha se është kënaqësi të vlerësohesh me këtë çmim.

“Është kënaqësi që më vlerësoni me këtë cmim të lartë. Kosova per në andej kufirit ka qenë mollë e ndaluar pëe 100 vjet”.

Në emër të të ndjerit Famtir Peja foli për i biri i tij Fatosi, i cili tha se çmimi Vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeqovi” që iu nda babait flet për veprën e tij.

“Është nderë për ne që të pranojmë këtë çmim. Puna flet për veprën e tij. Për ne është krenari që veprimtaria e tij vazhdon të jetë”.

Edhe pedagogia Floriana Jerliu e vlerësoi çmimin që iu nda.

“Ndihem e nderuar me këtë çmim. Ne kujtojmë të parët dhe trashëgiminë te ua  lëmë brezave të ardshëm”.

Ndërsa drejtori i Institutit të Historisë së Kosovës, Sabit Syla, tha se çmimi është motivim i madh për të dhe institutin

Pjesëtarë të jurisë vlerësuese ishin Nuri Bexheti, Arben Hajdari, Mimoza Dugolli, Vlora Fetaj.

 

Të ngjashme