Inflacioni në ShBA në nivelin më të lartë në gati 40 vjet, ngriten çmimet

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara është ngritur në nivelin më të lartë në gati 40 vjet, duke i shtuar sfidat për konsumatorët.

Indeksi i çmimeve për konsumatorët u rrit për 0.5 për qind muajin e kaluar, pasi ishte rritur për 0.8 për qind në nëntor, tha të mërkurën Departamenti i Punës.

Kjo e rriti inflacionin në 7 për qind në dhjetor, që është rritja më e madhe që nga qershori i vitit 1982 dhe më lart se shifra prej 6.8 për qind në nëntor, shkruan Daily Mail.

Mungesa e punëtorëve po ndikon në ngritjen e pagave, duke shkaktuar kosto më të larta për bizneset, ndërsa tollovia në zinxhirin furnizues po shfaq pak shenja të lehtësimit, pasi varianti Omicron po lë miliona punëtorë në shtëpi.

Çmimet në rritje e kanë neutralizuar rritjen e pagave, nga e cila kanë përfituar shumë amerikanë, duke e bërë gjendjen më të vështirë për amvisëritë, sidomos te familjet me të ardhura më të ulëta, për t’i plotësuar nevojat themelore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme