Pas Ramë Marajt si dëshmitar në rastin e “Syrit të Popullit”, dëshminë e tij është duke e dhënë Adem Grabovci.
I pyetur nga prokurori i rastit Sylë Hoxha se a e njihni Murat Jasharin, Grabovci tha se “Murat Jasharin e njoh prej kohës sa kam jetuar në Zvicër.
Murat Jashari ka qenë aktivistë. Pas luftës nuk jam takuar nuk jam i sigurt. Sikur të kishte kërkuar takim do ta pritja në takim”, ka thënë ai, raporton KTV.
Grabovci ka thënë se për Syrin e Popullit ka dëgjuar vetëm nga mediat.
Në pyetjen se pse mendon se ka qenë i përfshirë në listën për ekzekutim, Grabovci ka thënë “E di që në listën e UDB kam qenë ama një shqiptari asnjëherë nuk i kam bë keq. Pse jam në atë listë edhe për mua është në pikëpyetje dhe pikëquditëse, pasi kur kam pasur mundësi të gjithëve u kam ndihmuar”.