Të akuzuarit e “Syrit të Popullit”: Aktakuza është e paqëndrueshme, dy seanca janë mbyllur me kërkesë të Thaçit

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 11:11 | Nga Kastriot Kokollari

Pa parinë e medieve është duke vazhduar seanca përfundimtare në rastin “Syri i Popullit”. Të akuzuarit e kanë quajtur të paqëndrueshme aktakuzën e Prokurorisë Speciale, raporton Ekonomia Online.

Avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi  ka dorëzuar fjalën përfundimtare në formë të shkruar.

Krasniqi tha se në këtë proces është bërë shpërfillja e ligjeve dhe sipas tij, dy seanca janë mbyllur me kërkesë të Presidentit Hashim Thaçi.

“Ky proces gjyqësor do të mbahet mend si proces i pastër dhe si krerët e pushtetit erdhën në pushtet dhe jo për të dëshmuar, por erdhën për të treguar se shteti jam unë. Ky proces do të mbahet mend edhe për shumë parregullsi të tjera. Sadri Ramabaja tëre jetën ia ka kushtuar shtetit dhe intelektuali nuk mund të jetë terrorist”.

“Në këtë proces gjyqësor është bërë shpërfillja e ligjit për të treguar se kush është shteti. Dy seanca janë mbyllur me kërkesë të presidentit Thaçi, dhe dëshmitarët pushtetar e ka prishur këtë gjykim dhe keni lejuar Thaçin t’i shtrojë pyetje të akuzuarit Ramabaja”.

“Thaçit i lejohet t’i shkel dispozitat ligjore. Pse po akuzohet Sadri Ramabaja nuk i gjeni në aktakuzën e prokurorit i gjeni në dëshminë e Thaçit, Adem Grabovcit e Hilmi Reqica që kishin ardhur për të eliminuar nga skena politike Sadri Ramabajën. Rasti ‘Syri i Popullit’ është i montuar nga krerët e shtetit”, tha avokati Ramiz Krasniqi”.

Avokati Krasniqi kërkoi aktgjykim lirues për Sadri Ramabajën.

“Sadri Ramabaja nuk është pjesë e organizatës “Syri i Popullit” dhe ata janë njoftuar nga policia dhe prokuroria se janë anëtar të kësaj organizate kush e formoj këtë organizatë dhe nuk dihet”, tha avokati i tij.

Avokati i Avni Llumincës, Ahmet Ahmeti dorëzoi fjalën përfundimtare në formë të shkruar dhe ka e elaboruar.

Avokati Ahmeti tha se aktakuza e Prokurorisë Speciale është e paqëndrueshme.

“Sipas aktakuzës së prokurorisë speciale të mbrojturit tim i vë në barrë tri vepra penale dhunimi, përgatitja e veprave terroriste dhe hakmarrja dhe unë si mbrojtës mendoj se aktakuza e prokurorisë speciale është e paqëndrueshme dhe e paartikulueshme”.

I akuzuari Avni Lluminca nuk ka dashur fjalën e tij përfundimtare ta elaborojë, të njëjtë ai ka dorëzuar trupit gjykues me shkrim.

Avokati i Ragip Sallovës tha se kjo aktakuzë është bazuar në një organizatë fantome. Nga kjo aktakuzë Ragip Sallova është akuzuar për dy  vepra penale dhe nuk është konstatuar se Ragip Sallova është zgjedhur kryetar i Lëvizjes.

I akuzuari Ragip Sallova tha se prokurori ka shfrytëzuar të kaluarën e tij.

“Po tmerrohem nga kjo aktakuzë e prokurorit i cili ka marrë vetëm fjalë negative dhe ka qenë iniciative e një rapsodi të mbahet tubimi në odën time. Shkrimet e mia qe i kam bërë ne Facebook i kam bërë nga zemra sepse e kaluar ime ka qenë e tmerrshme dhe prokurori ta shfrytëzoje të kaluarën time është ligështi e tij”.

“Unë betohen se kurrë asnjëherë nuk kam marr pjesë në aktivitete kriminale dhe do të vij një ditë koha ku prokurori ka me kërkuar falje për aktakuzë”.

Avokati i palës së dëmtuar Azem Vllasit, Nasuf Hasani ka njoftuar se fjala përfundimtare është përgatitur nga vetë i dëmtuari Azem Vllasi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme