Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se deputetë Adem Hodza i cili ishte pjesë e Grupit Parlamentar të 6+ ka kaluar te Lista Serbe.
Ajo ka njoftuar se si rrjedhojë ky grup është shpërbërë.
“Largohet Adem Hodza nga grupi parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe. Grupi parlamentar nga nesër nuk ekziston më, i humb të drejtat e përfaqësimit në komisione parlamentare përveç komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve”.
“Sa i përket përfaqësimit në komisione, plotësimi do të bëhet nga grupi parlamentar i pozitës, në këtë rast në komision plotësimi do të bëhet nga një deputet i LDK-së”, ka thënë Nagavci.