Adem Mikullovci dhe Driton Tali në Vetëvendosje

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 14:03 | Nga

Aktori i njohur, Adem Mikullovci, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e ka bërë të ditur edhe sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Daradan Molliqaj.

“Lëvizjes sonë iu bashkua aktori i madh shqiptar Adem Mikollovci, i cili njihet për konsistencën e tij politike prej kur ishte deputet i Kuvendit që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Tek partitë e tjera po shkojnë kalkulantët. Në Lëvizje po vijnë parimorët”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Pos Mikullovcit, në Vetëvendosje ka aderuar edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali.

Lajmin për Klan Kosovën e kanë konfirmuar zyrtarë për media të Vetëvendosjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme