Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se janë të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”.
Ademi thotë nëse arrijnë përgjigje nga institucionet lokale e qendore, do të nisin projektin për të zgjeruar stadiumin “Fadil Vokrri” edhe 8 mijë ulëse.
“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse”, ka shkruar Ademi.
“Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm”, shtoi ai.
Ndryshe, gjatë ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës kërkesat janë aq të larta për bileta, saqë stadiumi nuk po ka mundësi t’i akomodojë të gjithë të interesuarit.
Kujtojmë, kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” është 13,500 ulëse, derisa me rritjen e kapacitetit do të shkonte deri në 21, 500 ulëse.