Presidenti Agim Ademi gjatë qëndrimit në Milano ka takuar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Alasdair Bell, i cili në opinionin tonë njihet për argumentimin e shkëlqyeshëm që i dha Kongresit të UEFA-s në maj të vitit 2016 për të drejtën e Kosovës për t’u bërë anëtare e UEFA-s.
Presidenti Ademi edhe një herë në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë e falënderoi atë për respektin që ka treguar ndaj FFK-së dhe për argumentimin brilant ligjor në favor të pranimit të Kosovës në UEFA.
Ademi theksoi se opinioni në Kosovë ende e ka të freskët fjalimin e numrit dy të FIFA-s, i cili arriti të heqë të gjitha pengesat ligjore kundrejt votimit për anëtarësim të Kosovës në UEFA.
Nga ana e tij ai ishte modest, duke theksuar se në atë ditë para Kongresit të UEFA-s kishte interpretuar ligjin dhe rregullat e pranimit dhe kjo ishte një e drejtë legjitime e Kosovës.
Ai e përgëzoj presidentin Ademi për arritjet e deritashme dhe u shpreh i lumtur që Kosova në këto tri vite të anëtarësimi në UEFA e FIFA ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe po tregohet storie e suksesit në çdo fushë.
Ndërkohë, temë e këtij takimi ishte çështja e Loret Sadikut, i cili ende nuk ka arritur ta përmbyllë procesin rreth fitimit të së drejtës për t’u paraqitur në Kombëtaren e Kosovës.
Me këtë rast, Bell theksoi se do të përkujdeset për të parë se ku ka ngecur ky proces dhe nëse mund të ecet tutje.
Në fund, presidenti Ademi e ftoi që ta vizitojë Kosovën, në njërin prej manifestimeve të Federatë së Futbollit të Kosovës, për çka ai u shpreh falënderues dhe theksoi se me dëshirën më të madhe do të vjen në Kosovë.
Fjalimi i plotë i Alasdair Bell, më 5 maj 2016.