Futbolli tashmë është izoluar edhe në Kosovë si në shumicën e vendeve të Botës. Coronavrusi është bërë i frikshëm dhe me qëllim të mospërhapjes së tij janë marrë masa që të pezullohen gjitha aktivitetet sportive.
Numri një i FFK-së, Agim Ademi ka bërë një thirrje për gjithë futbolldashësit duke kërkuar nga ta t’i zbatojnë rregullat pasi kjo situatë do të kalojë shpejtë dhe gjithçka do t’i kthehet normaliteti.
“Jo frikë e panik por kujdes e durim! Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë!. Rrini të gjithë në shtëpi të qetë dhe qëndroni të fortë. Shumë shpejt do të kthehemi në realitet”, ka shkruar Agim Ademi.