Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Vokrrit drejt kryetarit Ademi

Prishtinë | 01 Maj 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Gramoz Vokrrit ndaj Agim Ademit.

Gramoz Vokrri, afro një muaj më parë ishte kundërshtari kryesor i Agim Ademit në garën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Por kandidatura e tij nuk ishte aprovuar për arsye se disa nga nënshkrimet që kishte mbledhur Vokrri ishin cilësuar si të jashtëligjshme, transmeton lajmi.net.

Më tutje, Vokrri kishte paditur FFK-në në Gjykatën Themelore për thirrje të jashtëligjshme të Kuvendit Zgjedhor, ndërsa tani Gjykata e Apelit e ka aprovuar vendimin e Themelores, kështu duke refuzuar çdo ankesë të Vokrrit.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell aktvendimin e Gjykatës së Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme