Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mirëpritur 100 anëtarë të rinj të cilët iu bashkuan partisë së tij në Obiliq.
AAK thotë se një numër i caktuar prej tyre vijnë nga LDK-ja dhe Vetëvendosje.
I nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, iu ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj.
“Aleanca është dëshmuar për një frymë bashkëveprimi çdo herë kur janë në pyetje interesat madhore të shtetit”.
“Zotohemi që do t’ju jepet hapësirë gjithë të rinjve për të vepruar dhe kontribuar për zhvillimin e vendit tonë”.
Disa nga të aderuarit thanë se kishin ardhur me besimin e plotë në Aleancë, sepse Aleanca dhe lideri i saj, Ramush Haradinaj, u dëshmuan së janë parti me vlera kombëtare dhe janë aleat për interesat e shtetit të Kosovës.