Administrata e Bidenit ofron mijëra viza shtesë për punëtorë sezonal

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Dy agjenci të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, kanë arritur marrëveshje për të ofruar 22 mijë viza shtesë për punëtorë të huaj sezonalë.

Sekretari për Sigurinë e Atdheut, Alejandro Mayorkas, dhe sekretari i Punës, Marty Walsh, javën e kaluar u pajtuan që ta ngrisin pragun për vizat e njohura si H-2B, sipas dy burimeve të afërta me këtë proces.

Vizat shtesë për punëtorët sezonalë që nuk kanë të bëjnë me fushën e bujqësisë do t’u shtohen 66 mijë vizave vjetore H2-B, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Presidenti Biden ka shfuqizuar disa nga politikat e paraardhësit të tij për imigrantët, përfshirë tërheqjen e një shpalljeje që ua kishte pamundësuar shumë aplikuesve të vizave hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Sidoqoftë, presidenti Biden të premten e kaluar e mbajti në fuqi shifrën historikisht të ulët të refugjatëve që do të pranohen në Shtetet e Bashkuara këtë vit. Pas kritikave të shumta, Shtëpia e Bardhë tha se shifra do të rishikohet muajin e ardhshëm.

Qasja e kujdesshme e presidentit duket të jetë e lidhur me shqetësimet rreth rritjes së numrit të imigrantëve që po grumbullohen në kufirin me Meksikën muajt e fundit dhe nuk ka dashur që vendi i tij të duket shumë i hapur apo shumë i butë, i tha agjencisë Reuters një zyrtar amerikan i afërt me këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme