Administrata e Trumpit të mërkurën është përballur me betejën e parë ligjore lidhur me një politikë që gati sa nuk ndali sistemin e azilit në SHBA si dhe pranimin e imigrantëve në kufirin e SHBA-së me Meksikën, shkruan agjencia Reuters.
Një 16-vjeçar nga Hondurasi që po pret deportimin nga SHBA-ja sipas urdhërit të administratës së Trupit të lëshuar në mars që ka zvogëluar imigracionin shkaku i pandemisë së koronavirusit, ka paditur Qeverinë e SHBA-së në një gjykatë federale në Washington, të martën.
I mituri, me inicialet J.B.B.P., është në paraburgim të autoritetit të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit në SHBA dhe ishte paraparë të depërtohej. Gjykata përkohësisht ka ndaluar të martën mbrëma deportimin e tij.
Me urdhërimin e 20 marsit të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, lejohen agjentët që të deportojnë imigrantët e kaluar në kufi, përfshirë edhe azilkërkuesit dhe fëmijët e pa shoqëruar, pa procese standarde ligjore, duke argumentuar se ka rrezik të përhapjes së koronavirusit në SHBA.
Autoritetet e imigracionit në SHBA kanë lejuar vetëm katër kërkesa të imigrantëve për mbrojtje humanitare që të procedohen që kur është lëshuar urdhërimi, sipas të dhënave të Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit në SHBA (USCIS), të siguruara nga Reutersi. Më tepër se 20 mijë persona, përfshirë të mitur, janë dëbuar pa procedura nga SHBA-ja pa procedura që nga lëshimi i urdhërit.
Unioni Amerikan i Lirive Civile ka ngritur padinë për J.B.B.P., duke aloduar se shkel një akt të vitit 2008 për viktima të trafikimit, që garanton procese të caktuara të imigracionit për të mitur, po ashtu ka shkelur edhe ligjin e shëndetit publik.