Kampionati botëror ka mbetur edhe një muaj para se të nis në shtetin rus.
Tashmë shumë kombëtare kanë publikuar edhe ekipet preliminare dhe ka pasur shumë befasi.
Megjithëse, zviceranët nuk e kanë publikuar ndonjë listë me lojtarët që janë ftuar, Admir Mehmedi po shpreson se do të jetë pjesë e ekipit për botërorin Rusia 2018.
Në fakt, sulmuesi i skuadrës së Wolfsburgut ka pësuar një lëndim kohë më parë duke këputur ligamentet dhe ende është duke u shëruar.
“Unë po shikoj nga dita në ditë, brenda kësaj jave do t’i kthehem fushave të futbollit, por shpresoj se do të jem gati deri në Kupën e Botës”, tha Mehmedi për revistën zvicerane “Look”.
Të martën e ardhshme, trajneri Vladimir Petkovic do të organizojë një mini-kamp në Feusisberg SZ të Zvicrës.
Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 49 paraqitje dhe ka shënuar shtatë gola.