Admir Mehmedi nuk e di nëse do të jetë i gatshëm për botërorin në Rusi

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 15:54 | Nga

Kampionati botëror ka mbetur edhe një muaj para se të nis në shtetin rus.

Tashmë shumë kombëtare kanë publikuar edhe ekipet preliminare dhe ka pasur shumë befasi.

Megjithëse, zviceranët nuk e kanë publikuar ndonjë listë me lojtarët që janë ftuar, Admir Mehmedi po shpreson se do të jetë pjesë e ekipit për botërorin Rusia 2018.

Në fakt, sulmuesi i skuadrës së Wolfsburgut ka pësuar një lëndim kohë më parë duke këputur ligamentet dhe ende është duke u shëruar.

“Unë po shikoj nga dita në ditë, brenda kësaj jave do t’i kthehem fushave të futbollit, por shpresoj se do të jem gati deri në Kupën e Botës”, tha Mehmedi për revistën zvicerane “Look”.

Të martën e ardhshme, trajneri Vladimir Petkovic do të organizojë një mini-kamp në Feusisberg SZ të Zvicrës.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 49 paraqitje dhe ka shënuar shtatë gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme