Admirali Foggo: Sipas situatës aktuale, NATO mbetet në Kosovë

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s, në Napoli, James Foggo i deklaroi portalit serb European Western Balkans (EWB) se do të ishte gjë e mirë sikur Serbia të dëshironte të bëhej anëtare e NATO-s, porse vetëm prej saj varet se çfarë niveli e thellësie të zhvillimit të bashkëpunimit dëshiron me Aleancën, transmeton Koha.net.

E shoh se bashkëpunimi midis Serbisë e NATO-s është në ngritje. Momentalisht jeni partner dhe vendi juaj është shumë i kënaqur me këtë. Edhe ne kjo na përgjigjet, i ka thënë Foggo këtij portali.

Ai tha se Serbia, si partnere, ka zgjedhje të gjerë bashkëpunimi me NATO-n, që përfshin stërvitjet, manovrat, shkëmbimet, vizitat studimore, “1.600 gjera që mund t’i bëjë me NATO-n”.

Kemi bërë gjitha ato gjera, ndërsa ju mund të zgjidhni çfarë dëshironi të bëni dhe në çfarë shkalle dëshironi të zhvilloni këto raporte, ndërsa ne jemi aty për ju. Kuptohet ne inkurajojmë Serbinë të bëjë më shumë dhe të zhvillojmë marrëdhëniet në mënyrë që ato të jenë më të forta, është shprehur Foggo.

Duke folur për gjendjen në Kosovë, ai ka theksuar se një nga temat e bisedimeve që ka pasur me Ushtrinë e Serbisë, ka qenë nëse ka çfarëdo planesh për tërheqjen e KFOR-it ndërsa ai është përgjigjur se kjo varet nga rrethanat, transmeton Koha.net.

Për aq sa raportet dhe qëndrueshmëria bëhen më të mira, ndërsa institucionet bëhen më demokratike dhe më të afta që të kujdesën për veten, një ditë NATO do të shqyrtojë zvogëlimin e pranisë së saj. Por sa i përket situatës aktuale, ne mbesim në Kosovë, ka thënë Foggo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme