Mëngjesin e sotëm, komandanti I Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate të NATO në Napoli, Admirali Stuart Munsch u takua me ministrin serb të Mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe gjeneralin Milan Mojsilovic, shef i shtabit të ushtrisë serbe.
Sipas një njoftimi të faqes zyrtare të Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate të NATO në Napoli thuhet se vizita e admiralit amerikan Munsch në Beograd e riafirmon angazhimin e NATO-s për transparencë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Serbinë.
Tutje thuhet se kjo vizitë siguron që “linjat e komunikimit mbesin të hapura për adresimin e dinamikave komplekse të sigurisë në rajon”
“Vizita e admiralit Munsch në Beograd riafirmon angazhimin e NATO-s për transparencë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Serbinë, duke siguruar që linjat e komunikimit të mbeten të hapura dhe efektive ndërsa të dyja palët punojnë së bashku për të adresuar dinamikën komplekse të sigurisë në rajon”.
Ndryshe, Munsch ka vizituar dje edhe Kosovën, duke u takuar me krerë të lartë shtetëror si dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.