Real Sociedadi dop të përballet me Manchester Unitedin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.
Faza 1/16 e finales do të jetë speciale për Adnan Januzajn, që në të kaluarën kishte luajtur për Djajtë e Kuq.
Lojtari shqiptar që përfaqëson Belgjikën, ka thënë se do të jetë një rikthim emocional, pasi e shikon Old Trafforidn si shtëpinë e tij, mirëpo Sociedadi është në zemrën e tij.
“Unë luaj me dashuri për Sociedadin dhe dua vetëm të fitoj”, ka thënë Januzaj.
“Jam shumë i lumtur që do të rikthehem në shtëpi (Old Trafford). Por, zemra ime është këtu. Jam shumë i lumtur me këtë klub”.
“Çdo skuadër ka përballje të vështira ndaj nesh. Ne tashmë kemi luajtur ndeshje të mëdha dhe kemi fituar. Ne mund të bëjmë atë nda çdo skuadre, veçanërisht në këtë fazë”, ka shtuar më tej lojtari i Sociedadit.
Januzaj kishte kohë të arta nën urdhrat e David Moyesit te Manchester United, mirëpo Louis van Gaal e kishte dërguar në huazim te disa skuadra, për t’u shitur më pas nga Jose Mourinho. /Telegrafi