Adnan Januzaj mbron Eden Hazardin: “Është më i miri në botë”

TUBEKE, BELGIUM - NOVEMBER 9 : Adnan Januzaj of Belgium, Eden Hazard midfielder of Belgium and Moussa Dembele midfielder of Belgium pictured during a Red Devils training session in the Belgian Football Center in Tubize on November 09, 2017 in Tubeke, Belgium, 9/11/17 ( Photo by Johan Eyckens / Photonews PICTURES NOT INCLUDED IN THE CONTRACTS
Prishtinë | 26 Shk 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti me prejardhje kosovare, Adnan Januzaj, përmes një deklarate ka mbrojtur bashkëkombasin e tij te Belgjika, Eden Hazard.

Sipas lojtarit të Real Sociedadit, ish-lojtari i Chelseat është një nga më të mirët në botë.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Januzaj.

Januzaj dhe Edeni luajnë së bashku te Kombëtarja e Belgjikës. Ish-lojtari i Manchester Unitedit përmes kësaj interviste thotë se tifozët e La Ligas duhet të kenë durim për ta parë Edenin e vërtetë.

“Njerëzit këtu në Spanjë ndoshta ende nuk e kanë parë Edenin e vërtetë, por ata e njohin mirë kush është ai. Për mua, ai është një nga më të mirët në botë. Nuk ka dyshime! Hazardi, do të ketë suksese në La Liga”, vazhdoi kosovari me pasaportë belge.

Kujtojmë se Adnan Januzaj mbrëmë u kthye në Old Trafford, duke luajtur ndeshjen ndaj Manchester Unitedit (0-0) në UEFA Europa League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme