Adoleshentët rrisin rastet e Covid-19 në Korenë e Jugut përpara rihapjes së plotë të shkollave

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Jugut njoftoi të mërkurën se do të rrisë testimin për COVID-19 në shkolla, pas një rritje të infeksioneve midis fëmijëve. Vendimi vie javë përpara planit për të rihapur plotësisht shkollat ​​në mbarë vendin.

Rritja vjen pasi rregullat e reja të distancimit shoqëror që synojnë kthimin në normalitet hyjnë në fuqi të hënën, pas shkallës së lartë të vaksinimit, shkruan Reuters.

Koreja e Jugut ka vaksinuar plotësisht gati 90% të popullsisë së rritur, por vetëm javët e fundit filloi vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç, duke administruar vetëm 0.6% të grupmoshës me të dyja dozat deri më tani.

Ministri i Brendshëm dhe i Sigurisë, Jeon Hae-cheol, tha se qeveria do të zgjerojë përdorimin e testeve diagnostikuese PCR për COVID-19 në shkollat ​​në Seul dhe rajonet fqinje. Tutje ai njoftoi edhe se Qeveria do të mobilizojë më shumë personel për parandalimin e viruseve në shkollat ​​e mbipopulluara.

Koreja e Jugut planifikon të rihapë plotësisht shkollat ​​në mbarë vendin nga 22 nëntori. Vendi raportoi 2 mijë e 667 raste të reja për të martën, një rritje prej më shumë se 1 mijë, nga një ditë më parë. Zyrtarët thanë se pothuajse një e katërta e rasteve të reja ishin adoleshentë.

Mirëpo Koreja e Jugut nuk ka raportuar për rritje të dukshme të rasteve të të sëmurëve rëndë në mesin e adoleshentëve, me vetëm një nga 378 pacientë në gjendje të rënduar nga COVID-19 që trajtohen në spitale. Koreja e Jugut gjithashtu ka raportuar një shkallë vdekshmërie relativisht të ulët prej 0.78%. Vaksinimi për grupmoshën 12-17 vjeç filloi në tetor, duke përdorur Pfizer/BioNTech.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme