Një 32-vjeçare ka vdekur pasi makina e saj u godit nga një adoleshent që ngiste një Lamborghini me 190 km/h.
Ajo u godit nga një 17-vjeçar me Lamborghini që udhëtonte në autostradën në West Los Angeles në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara të Mërkurën në mbrëmje.
Kur mbërriti policia, Monique Munoz u gjet e vdekur ndërsa adoleshenti 17 vjeç u dërgua me urgjencë në spital ku kishte marrë dëmtime në kokë.
Njerku i saj Isaac Cardona tha: Ajo kishte një zemër të madhe dhe nuk lëndoi kurrë askënd. Një fëmijë 17-vjeçar duke garuar me Lamborghini e godet dhe e vret atë. Pa kuptim!
Ajo u përshkrua nga familja e saj si një person i mirë dhe dëshironte që të vazhdonte shkollën për drejtësi.
U hap një faqe “GoFundMe” nga familja e saj për të mbuluar tarifat e varrimit. Aty thuhej se Munoz ishte një grua e bukur, me zemër të madhe dhe lumturia e familjes së saj. Ajo kishte vetëm dashuri dhe mirësi në zemrën e saj.
Familja është në tronditje dhe e ka të pamundur pranojë vdekjen e saj të papritur. “GoFundMe” ka mbledhur më shumë se 32,000 dollarë. Njerku i saj kërkon që ligji të veprojë mbi adoleshentin që i shkaktoi vdekjen asaj. Deri më tani ai nuk është arrestuar.