Adoleshentja malajziane me shami tregon aftësitë e saj të futbollit “freestyle”

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë 19-vjeçare malajziane, e cila është e mbuluar me shami, ka thyer kufijtë social duke shfaqur aftësitë e saj në futbollin e stilit të lirë (freestyle)

Qhouirunnisa Wahyudi ndiqet nga mijëra përdorues të mediave sociale. Ajo nuk mori shumë mbështetje nga familja e saj, kur ajo ishte e interesuar dhe filloi të mësojë futbollin e stilit të lirë tre vite më parë.

“Pse dhe kur unë nisa me stilin e lirë… në fillim unë shoqëroja vëllain tim të vogël kur shkonte në fushë për të luajtur futboll, por unë nuk mund të luaja me ta, me djemtë. Unë jam një vajzë dhe me sa duket prindërit e mi nuk janë dakord me këtë. Sporti është mjaft i papëlqyeshëm për vajzat, por unë përpiqem t’u tregoj vajzave se mund të merren me çfarëdo sporti. Ne duhet të gjejmë rrugën tonë, kështu që unë kam gjetur stilin e lirë”, shpjegon Wahyudi.

Wahyudi nuk ka marrë asnjë trajnim dhe ka zhvilluar aftësitë e saj e vetme.

“Nuk kam ndonjë trajner, jam vetëm unë dhe youtube”, shprehet ajo, duke shpjeguar se mësimet në internet e ndihmuan atë t’i mësojë këto shkathtësi në futbollin e stilit të lirë.

Wahyudi studion në Departamentin e gjuhës arabe në Universitetin Ndërkombëtar Al-Madinah në kryeqytetin malajzian Kuala Lumpur. Ajo ka kryer rregullisht trajnime katër ditë në javë.

Rreth veshjes së saj, përfshirë edhe shaminë në kokë, Wahyudi thotë se, “Hixhabi nuk është një kufi për ne, për vajzat me hixhab. Ne gjithmonë mund të bëjmë gjithçka. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë se jemi të aftë të bëjmë gjithçka përderisa ne përpiqemi”.

Wahyudi ka marrë pjesë në shumë ngjarje lokale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe në të fundit në Mynih të Gjermanisë, ku përfaqësoi Malajzinë në Bundesligën. Atje, siç transmeton AA, ajo pati mundësi të takojë futbollistin profesionist gjerman të pensionuar, Karl-Heinz Riedle, me të cilin luajti futboll në stilin e lirë.

“Ju nuk duhet dikujt t’ua vëni veshin për të arritur ëndrrën tuaj. Për t’u bërë i suksesshëm duhet të dëgjoni vetëm veten, të përqendroheni në qëllimet tuaja dhe vetëm për t’i arritur ato”, thekson Wahyudi.

Të ngjashme