Adri Nurellari: Shqipëria e ka shpërfillur Kosovën në Samitin e Ohrit

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i integrimeve europiane, Adri Nurellari, ka thënë se Shqipëria e ka shpërfillur tërësisht Kosovën në Samitin e Ohrit.

Kështu ka thënë ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke shtuar se Shqipëria e bëri këtë shpërfillje ndaj Kosovës si një reagim i dështimit të për t’i hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Duhet theksuar që parimisht thellimi i bashkëpunimit rajonal është diçka pozitive dhe e dobishme, por kemi disa elemente që e vejnë në pikëpyetje këtë iniciative”.

“Problemi i parë është moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese nga ana e Serbisë. Duke qartë se Kosova nuk është respektuar. Ne po shohim që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk është konsultuar me përfaqësuesit kryesor të Kosovës. Prandaj kemi vetpërjashtimin e Kosovës dhe ky është problemi kryesor”.

“Shqipëria e ka shpërfillur tërësisht Kosovën. Kjo nisëm dublikon nismat ekzistuese – ne kemi një platformë ekzistuese. Ne kemi shumë nisma rajonale dhe një më shumë nuk ka kurrfarë dobie. Në këtë rast është CEFTA – ne jo vetëm që duhet të forcojmë nismat që kemi, por edhe duhet t’i zgjerojmë ato”.

Sivjet presidencën e CEFTA-s e ka Shqipëria dhe sipas Nurellarit, duhet të tentohet që edhe Ukranina dhe Gjeorgjia të përfshihen në këtë marrëveshje.

“Problemi thelbësor është anashkalimi i Kosovës nga një nisëm që vjen si një reagim i dështimit të Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Europian. Duket si një reagim emocional dhe fëmijërorë (nëse neve nuk na do BE-ja; atëherë ne bëhemi bashkë)”.

“Orientimi ynë është perëndimi. Devijimi me këso lloj nismash është shqetësuese. Shihet që Serbia nuk e ka seriozisht. Në Serbi u instaluan raketa në bashkëpunim me forcat ruse. Po ashtu Serbia u përfshi në Forumin Euro-Aziatik që është nismë e Rusisë në bashkëpunim me Kinën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme