Adria Airways ka njoftuar se më 23 shtator 2019 në mesnatë ka pushuar përkohësisht operimin e shumicës së fluturimeve të saj në datat 24 dhe 25 shtator.
Kjo përfshinë të gjitha fluturimet e Adria-s në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Adria Airways ka këshilluar udhëtarët e saj që të verifikojnë transportuesin e tyre përpara se të arrijnë në aeroport dhe nëse është Adria Airways, atëherë të kontaktojnë zyrat e tyre të shitjes.
“Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informoj për zhvillimet e reja”, thuhet në raport.