Adrian pritet të largohet nga Liverpooli

| 23 Mar 2020 | 14:35 | Nga

Portieri spanjoll Adrian pritet të largohet nga Liverpooli në verë, njofton “Evening Standard” të hënën, transmeton Koha.net.

Adrian bëri gabime të rënda në ndeshjen kundër Atleticos Madridit, ndërsa Liverpooli u eliminua në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp nuk po i beson më Adrianit dhe është i gatshëm të lirojë atë dhe të angazhojë një portier të dytë më të besueshëm. Adrian 33-vjeçar këtë stinor ka qëndruar në portë në 18 ndeshje. Kontrata e tij me Liverpoolin skadon në verën e vitit 2021.

Të ngjashme