Romanca e tyre zgjati vetëm pesë ditë.
Modelja e njohur braziliane, Adriana Lima, ka kaluar pushimet në Turqi, ndërsa është parë tek shoqërohej me shkrimtarin turk Metin Hara.
Ata janë fotografuar teksa shkëmbyen puthje, mirëpo kjo po del të jetë një romancë e shkurtër pesëditore pasi që Adriana tashmë është larguar prej Bodrumit aty ku ata kanë kaluar pushimet.
Lima është fotografuar në aeroportin e Antalias teksa udhëtonte e vetme për në SHBA.