Modelet braziliane inkurajojnë kombëtaren e tyre

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 12:32 | Nga

Brazili konsiderohet edhe si fole e modeleve dhe femrave të bukura në planetin tokë.

E natyrisht duke marrë parasysh edhe zhvillimin e kampionatit botëror, kemi edhe tifoze të bukura që ndjekin këtë ngjarje botërore.

“Selecao” kanë siguruar një biletë për në çerekfinale të Kupës së Botës, gjersa mediat rozë i kanë dhënë hapësirë edhe bukurosheve tifoze të këtij vendi amerikano-latin.

Katër prej shumë modeleve të famshme tashmë kanë publikuar në rrjetet sociale fotografitë e para në mbështetje të Caraokëve.

Brazilianet Alessandra Ambrosio, Ana Braga, Adriana Lima dhe Gisele Bundchen janë ndër fansat më të çmendura të shtetit të tyre.

Modelet shihen në poza dhe ambiente të ndryshme teksa pozojnë të veshura me fanella të kombëtares së Brazilit.

Më poshtë mund të shihni disa prej imazheve të bukurosheve.

Të ngjashme