Erdogan do të vizitojë Libinë për herë të parë pas 15 vitesh

Prishtinë | 23 Nën 2026 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të vizitojë Libinë, muajin e ardhshëm.

Kjo do të jetë vizita e parë e tij në këtë shtet, pas më shumë se 15 vjetësh.

Erdogan do të duhëtojë në Libi për të marrë pjesë në Samitin Turqi-Afrikë, i planifikuar të mbahet në Tripoli, nga 8 deri më 9 dhjetor.

Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan njoftoi vizitën vetëm disa orë pasi ai dhe shefi i inteligjencës turke, Ibrahim Kalin u takuan me Abdulhamid Dbeibah, kreun e Qeverisë së Bashkimit Kombëtar të Libisë, të shtunën në Stamboll.

Fidan theksoi se Erdogan kishte diskutuar zhvillimet në Libi dhe përpjekjet për ribashkim kombëtar me Dbeibah gjatë një takimi në margjinat e Konferencës së 31-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, më 12 nëntor.

Erdogan vizitoi për herë të fundit Libinë më 16 shtator 2011, kur ishte kryeministër.

Ai vizitoi Tripolin dhe Bengazin pas rënies së regjimit të Muamar Gadafit, duke u takuar me Mustafa Abdul Jalil, atëherë kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional dhe Mahmoud Jibril, kreu i zyrës ekzekutive të Këshillit. Gjatë vizitës u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.

Të ngjashme