Ajo vetëm pak ditë më parë u shpërblye me çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin e Francës “See a Paris” për filmin “Cold November” apo në shqip “Nëntori i Ftohtë”.
Dhe ky është një tjetër sukses i radhës i aktores nga Gjilani, Adriana Matoshi, i cili u komentua mjaft shumë në faqet rozë.
Pas bujës së madhe, ajo ka ndarë një imazh në llogarinë zyrtare, Instagram duke thënë se ka punuar për sukseset që po korrë tani.
“Asnjëherë nuk kam ëndërruar për sukses, kam punuar për të”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë, referuar edhe këtij të fundit.
Ndërkaq, imazhi i saj arriti të grumbullojë mbi pesë mijë pëlqime dhe të marrë komente të ndryshme nga miqtë dhe kolegët e saj.
Matoshi po vazhdon punën për projektet e reja, ndërsa mban të azhurnuar fansat për çdo veprim dhe aktivitet të sajin.