Gazetari Adriatik Kelmendi më një postim në rrjetin social Facebook ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke ia bërë me dije se “kaubojkat” nuk mbathën me kostum dhe krevatë flutur.
“A ka kush që i tregon këtij ministrit të Shëndetësisë se “kaubojkat” NUK vishen me tesha kat dhe me kravatë flutur!“, shkroi Kelmendi.
Madje ai ka barë një krahasim interesant se ku do duhej të përdoreshin një palë çizme të tilla.
“Ndoshta do t’i falej po të ishte në biznesin e naftës diku në Texas, por ai po na thotë që është ministër i Shëndetësisë në Kosovë”, shkroi gazetari.
Si dukët ministri i ri i Shëndetësisë më shumë rri në SHBA, gazetari pyet se ia ka nisë me punu ministri aktual.
“E kur jemi këtu, a ia ka fillu’ punës ende a jo?!”, shkroi ai.
Postimi plotë:
A ka kush që i tregon këtij ministrit të Shëndetësisë se “kaubojkat” NUK vishen me tesha kat dhe me kravatë flutur!
Ndoshta do t’i falej po të ishte në biznesin e naftës diku në Texas, por ai po na thotë që është ministër i Shëndetësisë në Kosovë.
Do ta falënderonim sikur prej Amerikës të na sjellte edhe kompetencën shëndetësore, jo vetëm kiçin vizuel!
E kur jemi këtu, a ia ka fillu’ punës ende a jo?!