FSSHK kërkon dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se i ka dërguar letër Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në letër është kërkuar dorëheqja e ministrit Latifi pasi ai nuk ka reaguar për ngritjen e mirëqënies së punëtorëve shëndetësor.

“Andaj nga ky moment pasi që ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj”.

Letra e plotë:

Letër e FSSHK-së për Ministrin e Shëndetësisë-Dr. Rifat Latifi

I nderuari Z. Ministër,

Pas lajmit të publikuar në media shprehim indinjatën tonë të thellë se Ju si Ministër nuk reagoni për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësor.

Andaj nga ky moment pasi që Ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj.

Z. Ministër,Ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh,por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni.

Me respekt,

Dr. Blerim Syla

Kryetar i FSSHK-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme