Adrion Pajaziti ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare me Fulhamin, me një opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër.
Pajaziti është pjesë e Kosovës U-21 dhe paraqitet rregullisht, shkruan Gazeta Express.
Këto paraqitje të vazhdueshme sezonin e kaluar e panë atë të debutojë për seniorët në Carabao Cup, kur luajti 90 minuta në fitoren 2-0 ndaj Birmingham City.
Ai u paraqit 24 herë për skuadrën e Steve Wigley sezonin e kaluar në qendër të mesfushës, duke shënuar dy gola dhe pesë asistime.
“Jam shumë i lumtur. Është mirë ta kaloj këtë gjë dhe tani që e ardhmja ime është e siguruar, mund të ul kokën dhe të punoj shumë”, ishin fjalët e Pajazitit.