Adrola Dushi flet për marrëdhënien me Adisin pas divorcit

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 15:00 | Nga

Prej pak kohësh modelja e njohur Adrola Dushi është divorcuar nga bashkëshorti i saj Adis Patushi e të cilin ka dhe një djalë Troin.

Vetëm pak kohë më parë ajo e pranoi publikisht ndarjen dhe tashmë vijon me karrierën e saj në Amerikë. Gjatë intervistës për Elitë Shoë Adrola tregoi sesi vijon raporti i tyre tani që janë ndarë.

“Adisi i ka dokumentet për të lëvizur vjen shpesh andej, Troi vjen shpesh këtej. Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati mos t’i mungojë as unë prandaj është kjo pjesa që ne duhet të lëvizim shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë nuk kemi inate e respektojmë njëri-tjetrin për aq sa na takon,”-përfundon Adrola.

https://youtu.be/MsDzGiJy1R8

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme