Zhvishet Adrola, fotot i ndan me fansat në Instagram

Prishtinë | 21 Shk 2023 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Modelja Adrola Dushi konsiderohet njëra nga femrat më të bukura shqiptare.

Ish-Missi vazhdon tash e sa vite të jetë e angazhuar në punën e saj si modele.

Adrola numëron shumë fansa në llogarinë e saj në Instagram e cila së fundi ka realizuar një fotosesion të ri mahnitëse.

Bukuroshja ka pozuar para fotografit të njohur, Artan Humolli teksa ka realizuar një foto bardhë e zi ku ajo shihet komplet e zhveshur.

Në imazh artistik, 29-vjeçarja shihet e ulur në një pozicion që mbulon pjesët e saj intime ndërsa flokët e gjata i la prapa supeve duke theksuar tiparet e fytyrës me një makijazh të theksuar.

“Gjëja më tërheqëse që një grua mund të ketë është vetëbesimi”, ka shkruar Dushi në përshkrimin e fotografisë.

Natyrisht të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komente nga ana e admiruesve dhe shoqërisë së saj.

Theksojmë që Adrola përndryshe krahas angazhimeve profesionale është edhe një nënë e një djali nga martesa me ish-partnerin, Adis Patushi.

Sa i përket statusit të saj aktualisht, Adrola po vazhdon ta ruaj me fanatizëm duke mos zbuluar nëse është në një lidhje të re dashurie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme