Adrola Dushi ka zbuluar se cila është dëshira më domethënëse që ka realizuar deri tani.
Adrola Dushi është ndër modelet më të bukura në trevat shqiptare, shkruan lajmi.net.
Modelja vshtë mjaft aktive në rrjete sociale ku i pëlqen të jetë në kontakt me ndjekësit e saj jo rrallë herë.
Së fundmi Adrola ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj përmes Instagramit ku ka treguar se si ishte ky vit (2020) për të.
Ndërsa kur u pyet se cila ka qenë dëshira më e madhe që ka realizuar gjatë këtij viti, Adrola u përgjigj se ajo më në fund gjeti veten.
“Pas disa vitesh goxha të trazuara në jetën time dhe që shpesh jam ndjerë sikur kam humbur veten, më në fund kam arritur ta rishoh veten në pasqyrë me dashuri dhe respekt”.