Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, përherë tërheq vëmendjen e audiencës.
Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë vazhdimisht imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.
Sikur një pjesë e madhe e estradës, edhe modelja ka zgjedhur që të ketë disa ditë pushim.
Kështu në disa postime të publikuara në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur ndjekësit.
Videoja shihej të jetë realizuar fillimisht padijeninë e modeles, ndërsa i theksoheshin tiparet e bukurisë.
Adrola u pa me një kapele në kokë, kurse për këtë paraqitje zgjodhi të jetë pa makijazh.
Vlen të përmendet se përpos botës së modelingut, ajo është angazhuar edhe me emisione televizive.