Një aeroplan i linjës ajrore somaleze, StarSky, u rrëzua në ujëra të cekëta në Oqeanin Indian pak çaste pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Aden Adde në Mogadishu. Në bord kishte 55 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, por të gjithë mbijetuan, sipas informacionit zyrtar.
Aeroplani u ngrit nga pista 23, por menjëherë pas ngritjes thuhet se pati vështirësi teknike në fitimin e lartësisë. Dëshmitarët pranë plazhit Jasiira thanë se avioni po fluturonte jashtëzakonisht ulët përpara se të përplasej në ujë të cekët dhe të ndalej në breg.
Ai u përpoq të kthehej në port, por ra në det.
Fotot nga vendi i rrëzimit, të cilat u përhapën me shpejtësi në mediat sociale, tregojnë aeroplanin në det me krahun e djathtë të shkëputur plotësisht, ndërsa vendasit u mblodhën rreth rrënojave.
Aeroporti i Mogadishut njoftoi se ekuipazhi u përpoq ta kthente aeroplanin dhe të kthehej në aeroport, por gjatë përpjekjes për ulje, ai rrëshqiti nga pista, duke bërë që krahu i djathtë të ndahej nga trupi i avionit.
Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e aksidentit brenda pak minutash. “Prioriteti ishte parandalimi i mundësisë së një zjarri pas përplasjes, duke pasur parasysh afërsinë me detin”, tha një nga zyrtarët e aeroportit. “Jemi të lehtësuar të konfirmojmë se të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar në mënyrë të sigurt.”
Autoriteti i Aviacionit Civil Somalez (SCAA) konfirmoi se aksidenti ndodhi në zonën bregdetare pak jashtë perimetrit perëndimor të aeroportit dhe se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi mbijetuan. Një hetim zyrtar është nisur për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.
A StarSky Fokker 50 crashes shortly after departure from Mogadishu Aden Adde International Airport, Somalia.
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) February 10, 2026
According to local reports all passengers have safely evacuated. pic.twitter.com/pYULsbv2Rm