Aeroporti kryesor i Greenlandës ka vendosur të anulojë fluturimet civile brenda pesë viteve për shkak të ndryshimeve klimatike, pasi shkrirja e permafrostit është duke e shkatërruar pistën e aeroplanëve.
Aeroporti Kangerlussuaq, qendra kryesore e vendit, kishte 11,000 aeroplanë që zbarkonin ose niseshin vitin e kaluar.
Permafrost, është shtresë e tokës e cila është e ngrirë. Për punonjësit e aeroportit është bërë një luftë e vazhdueshme heqja e borës dhe akullit në pistë.
Si rezultat i këtyre autoritetet e atjeshme do të fillojnë të ndërtojnë një strukturë të re nga e para.
“Ata po ndërtojnë një aeroport të ri në Nuuk dhe në veri, Danish Airforce do të marrin përsipër përgjegjësinë për këtë aeroport”, tha menaxheri i aeroportit Peter Høgh.
Greenland është ishulli më i madh në botë përafërsisht dhe rreth 80 përqind e sipërfaqes është e mbuluar me akull.