Arrestohen tre persona në Aeroportin “Adem Jashari”, falsifikuan pasaportat

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Aeroportin “Adem Jashari”, të dyshuar për falsifikime të pasaportës.

Përmes njoftimit policor, një shqiptar ka prezantuar gjatë së enjtes një pasaportë false të shtetit grek. Gjithashtu, dy shtetas të Turqisë, kanë paraqitur dy pasaporta të falsifikuara të shtetit të Danimarkës. Dy turqit, të dyshuar për veprën penale, kanë kërkuar azil në Republikën e Kosovës.

Në lidhje me rastet, është konsultuar prokurori i rastit dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme