Aeroporti i Prishtinës me shërbim të ri për udhëtarët

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 15:40 | Nga

Për herë të parë në Kosovë është realizuar konferenca e “Airport Helper” ku janë prezantuar sfidat dhe të arriturat e një ndër koncepteve më të reja në fushën e aviacionit. Në konferencë kanë marrë pjesë disa nga aeroportet më të mëdha në Evropë duke përfshirë Aeroportin e Mynihut, Aeroportin e Lyonit, Aeroportin e Brukselit, Aeroportin e Gjenevës, Aeroportin e Romës si dhe atë të Napolit.

Shërbimi “Airport Helper” ka filluar së pari në Aeroportin e Lyonit, për t’u zgjeruar më pas në disa prej aeroporteve më të mëdha evropiane me qëllim të rritjes së kënaqshmerisë së udhëtareve dhe ofrimit të eksperiencave sa më të këndshme gjatë udhëtimit përmes aeroporteve. Ky koncept nënkupton gatishmërinë e stafit të aeroporteve që t’u ofrojnë ndihmë udhëtareve jashtë detyrave primare të tyre dhe e gjithë kjo realizohet në baza vullnetare.

ANP “Adem Jashari” mbetet i vetmi aeroport në rajon që ka implementuar me sukses këtë shërbim duke bërë trajnimin e tashmë 35% të stafit, të cilët identifikohen brenda hapësirave të aeroportit me shenjën e “Airport Helper” dhe janë çdoherë të gatshëm për t’u ofruar ndihmë udhëtarëve.

Të ngjashme