Aeroporti i Prishtinës redukton emetimin e gazrave sere për 12%

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 13:57 | Nga

Që nga ndërtimi i terminalit të ri, kompania Limak që menaxhon me ANP “Adem Jashari” ka vazhduar me praktikat e mira mjedisoreme theks të veçantë në menaxhimin e energjisë, ujërave dhe gazrave sere, me ç’rastështë certifikuar nga ISO për aplikimin e standardeve të kësaj organizate në këtë fushë.

Vitin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ishte certifikuar poashtu në nivelin e parë të programit për Akreditimin e Karbonit në Aeroporte, për kontributin e dhënë në përcaktimin e burimeve dhe kalkulimin e emetimit të gazrave sere në baza vjetore brenda kompanisë.

Ndërkaq, me qëllim të ngritjes në nivelin e dytë të këtij programi, ANP “Adem Jashari” ka implementuar programe menaxhuese që kanë ndikuar në uljen e nivelit të karbonit për 12% përgjatë periudhës 2014-2016. Me këtë rast, Akreditimi i Karbonit në Aeroporte ka certifikuar Aeroportin e Prishtinës në nivelin +2 Reduktimi, për rezultatet e dëshmuara në politikat e mira mjedisore të kompanisë që kanë ndikuar në zvogëlimin e emetimit të gazrave sere.

“Një ndër prioritet kryesore të kompanisë Limak është zhvillimi praktikave të mira mjedisore në vendet ku operojmë andaj ne jemi të përkushtuar që të japim kontributin tonë maksimal në këtë drejtim”- deklaroi drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.

Akreditimi i Karbonit në Aeroporte është program i cili administrohet nga kompania ndërkombëtarekëshillueseWSP | Parsons Brinckerhoff,të caktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropëi cili përfaqëson rreth 500 aeroporte nga 45 vende Evropiane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme