Afati i fundit për legalizimin e mbi 300 mijë ndërtimeve pa leje, 4 shtatori

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Afati i fundit i aplikimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë është 4 shtatori, ka njoftuar Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi publik, raporton teve1.info

Sipas Komunës, Ministria e Mjedisit i ka identifikuar mbi 300 mijë ndërtime pa leje në vitin 2014, ndërsa në komunën e Prishtinës më 2017 janë regjistruar mbi 46 mijë ndërtime pa leje.

“Kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e fundit për aplikim për legalizimin e ndërtimeve pa leje!

Afati i fundit për legalizimin e ndërtimeve është me datë, 4 shtator 2022!

Gjithsej 352,836 ndërtime pa leje janë identifikuar dhe regjistruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim të ngushtë me komunat, gjatë periudhës shkurt 2014

– shkurt 2017. Vetëm në Prishtinë janë regjistruar gjithsej 46,528 ndërtime pa leje.

Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje, si dhe regjistrimi në Kadastër dhe në Regjistrin për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme (RDPP) kryhet në përputhje me

Ligjin nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje i cili parasheh një procedurë të thjeshtë, taksa të ulëta dhe vetëm disa dokumente që kërkohen nga aplikantët.

Aplikoni tani dhe paguani vetëm një taksë – 1 Euro për metër katror për ndërtimet e Kategorisë 1 dhe 2 Euro për metër katror për ndërtimet e Kategorisë 2. Përmes një aplikimi të vetëm, ju mund ta legalizoni ndërtimin tuaj dhe ta regjistroni në RDPP”, thuhet në njoftimin e komunës.

Të ngjashme