Afati për faljen e borgjeve të tatimit në pronë vetëm deri me 1 shtator

Drenas | 07 Gus 2017 | 16:01 | Nga

azuar në Ligjin Nr.05/L – 119, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L – 43, për Faljen e Borgjeve Publike, Komuna e Drenasit, i bënë thirrje qytetarëve të Komunës, për ata që kanë obligime të pakryera, nga Tatimi në Pronë, që deri më 01.09.2017, t’i kryejnë ato, përndryshe Komuna do të filloj, grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat.

Ligji në fjalë për faljen e borgjeve ishte një mundësi shumë e mire për të gjithë ata qytetarë, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur që t’i kryejnë obligimet nga Tatimi në Pronë, dhe afatet kohore ishin të mjaftueshme për të shlyer borgjin.

Andaj ju bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve të cilët nuk i kanë kryer këto obligime, të shfrytëzojnë këtë mundësi deri më 01.09.2017. Pra, kanë mbetur edhe pakë ditë deri në përfundimin e afatit për faljen e borgjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme