Këtë vit, afër 1.4 milionë myslimanë kanë udhëtuar në Arabinë Saudite për të kryer pelegrinazhin e Haxhit. Kështu kanë bërë të ditur autoritetet e Arabisë Saudite.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme për Pasaporta të këtij shteti, ardhjet kanë filluar prej 14 korrikut deri më 11 gusht.
Kurse, më 1 korrik, Ministria Saudite për Çështjet e Haxhit dhe Umrës pati bërë të ditur se janë bërë rregullime për të akomoduar deri në dy milionë pelegrinë, shkruan AA.
Vitin e kaluar, afërsisht 1.7 milionë myslimanë vizituan Arabinë Saudite për ta kryer Haxhin, ndërsa 6.5 milion për ta kryer umrën (ritual jo i detyrueshëm).
Pelegrinazhi i haxhit në Mekë konsiderohet si obligim fetar për myslimanët të paktën një herë në jetën e tyre.