Afër një milion shërbime shëndetësore u dhanë për 240 mijë qytetarë në Vushtrri gjatë vitit të kaluar

Prishtinë | 25 Jan 2024 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka prezantuar disa të dhëna në fushën e shëndetësisë, të cilat i ka quajtur sukses.
Ai ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, afër 1 milionë shërbime shëndetësore janë bërë për mbi 240 mijë qytetarë, në këtë komunë.

“Ofrimi i shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët e Vushtrrisë është prioritet i përbashkët që e kemi me stafin shëndetësor”, ka deklaruar Idrizi.

“Përgjatë vitit të kaluar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka ofruar 990,882 mijë shërbime shëndetësore për 240,514 mijë qytetarë. Përveç në QKMF, qytetarëve ju kemi ofruar edhe vizita shtëpiake, ku 30,247 mijë qytetarë i kanë marrë 72,877 mijë shërbime shëndetësore”, ka bërë të ditur kryetari Idrizi.

Ai ka thënë se avancimi i shërbimeve shëndetësore do të jetë prioritet i qeverisjes komunale edhe gjatë këtij viti.

———

Të ngjashme